Home ShowBiz Model karantine, nuk do të pushoni së qeshuri me flokët bishtaleca të Getinjos
Model karantine, nuk do të pushoni së qeshuri me flokët bishtaleca të Getinjos
0

Model karantine, nuk do të pushoni së qeshuri me flokët bishtaleca të Getinjos

0
0

Kur po më bëjmë më shumë se një muaj të izoluar një problem mbetet prerja e flokëve kryesisht tek meshkujt.

Ata e kanë të vështirë ti presin vetë me model, pasi e vetmja gjë që mund të bëjnë është të qethen tullë.

Këtë problem e ka edhe Getinjo të cilit i janë rritur aq shumë flokët saqë ka vendosur ti kapë bishtaleca.

Në një foto të postuar në instagram ai shfaqet me 4 bishtaleca në majë të kokës duke treguar kështu se çfarë i ka bërë karantina.

Ka mjaftuar kjo foto që fansat dhe miqtë e kolegët e tij të shpërthejnë në të qeshura më mënyrën se si duket reperi.

Madje ka edhe nga ata që e sugjerojnë reperin të ndryshojë edhe ngjyrën e flokëve duke u bërë biond, kështu do të ndryshonte tamam.

Reperi e ka marrë me sportivitet çdo koment e madje shumicës së komentuesve ju ka kthyer përgjigje plot humor.

https://www.instagram.com/p/B_DjsomBXaM/

Link: https://www.instagram.com/p/B_DjsomBXaM/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-zaqX4hUee/