Home Aktualitet Futbollisti i njohur ndërron jetë nga Coronavirus
Futbollisti i njohur ndërron jetë nga Coronavirus
0

Futbollisti i njohur ndërron jetë nga Coronavirus

0
0

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare legjenda e futbollit anglez Norman Hunter.

Ai ishte një nga lojtarët më të suksesshëm të “Leed’s United”, ndërsa ka luajtur gjatë botërorit në 1966 kur Anglia fitoi Kupën e Botës.

76 vjeçari mësohet të ketë ndërruar jetë nga Coronavirus.

Mediat angleze njoftojnë se ai ishte konfirmuar pozitiv dhe që prej 10 prillit ndodhej i shtruar në spital ku ndërroi jetë pasi nuk mundi dot ta fitonte betejën me virusin.

Ai ka fituar dy herë kampionatin me një prej skuadrave ku luajti për gati 14 vjet.

Norman pati një karrierë gati 20 vjeçare në futboll dhe është konsideruar si një legjendë në fushën e blertë.

https://www.instagram.com/p/B_HHzCGAb2x/

Link: https://www.instagram.com/p/B_HHzCGAb2x/

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/sport/football/52246007