Për herë të parë Tirana zero raste, harta zgjerohet me Krujën dhe Kurbinin
Shkon në 609 numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 25 raste të reja.
Rastet e reja janë evidentuar vetëm në Krujë dhe në Kurbin ku situata paraqitet problematike veçanërisht në Krujë ku janë rregjistruar 17 raste, ndërsa 8 rastet e tjera i përkasin Kurbinit.
Për herë të parë që prej shpërthimit të epidemisë në Tiranë nuk është rregjistruar asnjë rast i ri.
Ndërkaq gjatë 24 orëve listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 18 persona të tjerë, duke e çuar në 345 numrin e personave që e kanë fituar betejën me COVID-19.
Në të dyja spitalet në vend ndodhen të shtruar 40 pacientë, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Megjithatë pavarësisht luhatjes së numrave ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se situata është nën kontroll.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=XqkXhtu7-i0
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/