Home Aktualitet Pushimet e verës këtë vit, Rama: “Me shumë mundësi..”
Pushimet e verës këtë vit, Rama: “Me shumë mundësi..”
0

Pushimet e verës këtë vit, Rama: “Me shumë mundësi..”

0
0

Një pyetje që i mundon të gjithë në këtë kohë përveç rifillimit të jetës normale janë edhe pushimet e verës.

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “News 24”, tha se nuk ka një përgjigje konkrete për mënyrën se si do të zhvillohet turizmi këtë vit.

Megjithatë ai shtoi se mundësia më e madhe është turizmi i brendshëm, të cilin e konsideroi madje pozitiv për Shqipërinë.

Sipas tij të gjithë të pasurit në vend do ti harxhojnë këtë vit lëkët në vend dhe jo jashtë Shqipërisë siç bëjnë zakonisht.

Megjithatë ai tha se ende nuk është vendosur asnjë gjë se si dhe çfarë do të ndodhë gjatë verës dhe se bashkë me muajin maj do të sqarohen shumë gjëra.

Kryeministri shtoi se Ministri dhe një grup ekspertësh janë duke punuar për të parë të gjitha mundësitë dhe skenarët që do të vihen në zbatim gjatë periudhës së verës.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3710177592389412/

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3710177592389412/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/