Home ShowBiz E izoluar në Spanjë me partnerin, Olta rrëfen problemet me policët
E izoluar në Spanjë me partnerin, Olta rrëfen problemet me policët
0

E izoluar në Spanjë me partnerin, Olta rrëfen problemet me policët

0
0

Aktorja e njohur Olta Gixhari prej mëse një muaji ndodhet në Valensia të Spanjës ku për shkak të krizës së COVID-19 ka ngecur aty dhe nuk mund të vijë dot në Shqipëri.

Në një lidhje direkte me skype për emisionin e mëngjesit në “A2 News”, Olta ka rrëfyer se për shkak të situatës më të rënduar në Spanjë, masat janë shumë herë më të rrepta.

Ajo ka treguar se sa herë që shkon në supermarket e ndalin policët të cilët e pyesin për çdo gjë, deri tek çfarë do të blejë, apo përse del për të blerë vetëm dy gjëra.

Olta tha gjithashtu se gjatë ditës së djeshme ndërsa fliste me të ëmën ka pësuar krizën e parë nervore dhe filloi të qante duke i rrëfyer se çfarë po heq vetëm për të shkuar në supermarket.

Aktorja vijon më tej duke thënë se përveç policëve Spanjës dhe sidomos Valencias ku po qëndron i pëlqen çdo gjë.

https://www.youtube.com/watch?v=XQeVWjyt3mM

Link :https://www.youtube.com/watch?v=XQeVWjyt3mM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8bX8SnHRld/