Home Aktualitet Shifra të frikshme nga Kruja në vetëm 24 orë, rritet numri i të prekurve
Shifra të frikshme nga Kruja në vetëm 24 orë, rritet numri i të prekurve
0

Shifra të frikshme nga Kruja në vetëm 24 orë, rritet numri i të prekurve

0
0

Shkon në 634 numri total i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e shëndetësisë gjatë komunikimit zyrtar njofton se janë evidentuar 25 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Situata paraqitet problematike në Krujë ku janë rregjistruar 18 raste të reja.

Ndërkaq bëhet me dije se harta është zgjeruar në Tiranë me 3 raste, 2 raste në Elbasan, një në Shkodër dhe një në Kurbin.

Gjatë 24 orëve të fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 11 persona të tjerë duke e çuar në 356 numrin total të të shëruarve.

Në të dyja spitalet në vend ndodhen të shtruar 40 persona, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë njofton se situata është nën kontroll pavarësisht luhatjes së numrave me raste të reja.

https://www.youtube.com/watch?v=aeAJ6LKDa3I

Link: https://www.youtube.com/watch?v=aeAJ6LKDa3I

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/