Home ShowBiz “Zgjidhni të duhurin vajza”, Oriola rrëfen si e bëri përvete Erosi…
“Zgjidhni të duhurin vajza”, Oriola rrëfen si e bëri përvete Erosi…
0

“Zgjidhni të duhurin vajza”, Oriola rrëfen si e bëri përvete Erosi…

0
0

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë çifti më i ri i showbizit shqiptar.

Ata janë karantinuar së bashku në Kroaci ku ndodhen prej më shumë se një muaji.

Në ditëlindjen e futbollistit këngëtarja përgatiti një tortë për të, ndërsa vetë ai në një intervistë të para pak ditëve tha se ditëlindjen e festoi bashkë me të dashurën e cila i përgatiti një tortë.

Në këtë mënyrë ai e vërtetoi plotësisht atë çfarë thuhej për ata të dy.

Ndërkaq së fundmi modelja ka postuar në instagram një foto ku shohim Trumpin dhe ish presidentin Obama me bashkëshortet në situata të ngjashme, por me sjellje të ndryshme.

Në foton e parë Trump e mban përvete çadrën duke e lënë të shoqen në shi, ndërsa në foton tjetër Obama ja ka lënë çadrën të shoqes dhe vetë po ecën në shi.

“Ka dy tipe meshkujt, zgjidhni të duhurin vajza”, shkruan Oriola krahas fotos duke dashur ndoshta të tregojë se vetë ajo e ka zgjedhur atë që duhet dhe mesa duket Eros i ka bërë përshtypje pikërisht për shkak të sjelljes kundrejt saj.

oriolaaa

Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9reRa3Bx9j/https://www.instagram.com/p/B8jKdZ3BcKy/