Home Aktualitet Rama jep njoftimin e rëndësishëm, ja qarqet ku do të lëvizet më lirshëm
Rama jep njoftimin e rëndësishëm, ja qarqet ku do të lëvizet më lirshëm
0

Rama jep njoftimin e rëndësishëm, ja qarqet ku do të lëvizet më lirshëm

0
0

Kryeministri Rama ka njoftuar përmes komunikimit live në Facebook, zonat ku do të ketë më shumë lirshmëri lëvizjeje nga java që vjen.

Ai përmendi qarkun e Gjirokastrës dhe të Dibrës si dy zona me rrezikshmëri të ulët ku do të ketë duke nisur nga java që vjen më shumë lehtësim në lëvizjen e qytetarëve.

Rama përmendi gjithashtu edhe bashkinë e Divjakës, Sarandën, Konispolin, Himarën, Pogradecin, Prrenjasin e Librazhdin si zona me risk të ulët dhe ku do të kenë liri lëvizje mes njëra tjetrës.

Kështu në këto zona do të lejohet lëvizja fshat qytet, ndërsa vetë qytetarët do të kenë më shumë mundësi dhe fasha orare për të lëvizur.

Megjithatë Rama shtoi se pavarësisht lëshimeve në këto zona, nuk do të thotë që qytetarët të krijojnë grumbullime, apo të bëjnë piknik në natyrë me shumë njerëz.

Ndërkaq në Tiranë dhe zona të tjerë ku ka ende rrezikshmëri nuk do të ketë të njëjtat lehtësime.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/672188443558090/

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/672188443558090/