Masat e reja lehtësuese, Rama: “Ja kur dalin të rinjtë…”
Java që vjen do të sjellë një sërë lehtësirash në lëvizje sidomos në qytetet që konsiderohen zona të gjelbërta dhe që paraqesin më pak rrezik infektimi.
Kështu në këto zona duke nisur nga java që vjen qytetarët do të mund të lëvizin nga ora 9 e 30 minuta deri në orën 17 e 30 minuta, ndërsa drejtuesit e automjeteve në këto zona mund të lëvizin pa autorizim, por jo më shumë se dy persona në makinë.
Gjatë komunikimit me qytetarët Rama ju përgjigj edhe pyetjes se kur do të dalin xhiro të rinjtë.
Ai tha se pak nga pak në zonat që kanë më pak risk do të fillojnë të dalin edhe të rinjtë duke nisur nga java tjetër.
Por ata duhet të dalin vetëm për të ecur dhe jo më shumë se dy veta, ndërkohë ai kujtoi se nuk lejohen grumbullimet apo piknikët në natyrë.
Ndërkaq kujtojmë se sot ju është lejuar lëvizja vetëm pensionistëve deri në orën 11 të paradites.
Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/