Home Aktualitet Pipero jep lajmin e mirë për sezonin turistik këtë vit, ja çfarë do të ndodhë
Pipero jep lajmin e mirë për sezonin turistik këtë vit, ja çfarë do të ndodhë
0

Pipero jep lajmin e mirë për sezonin turistik këtë vit, ja çfarë do të ndodhë

0
0

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero gjatë një interviste me skype për “AbcNews” tha se Shqipëria e ka kaluar pikun e infeksionit në fund të muajit mars dhe fillim të prillit.

Ai e mat pikun me numrin e lartë të personave të shtruar në spital dhe në ato periudhë kishte rreth 13 shtrime në ditë dhe numri i të shtruarve shkoi deri në 80.

Megjithatë sipas tij vendi ynë pati fatmirësisht një kurbë të butë krahasuar me vendet e tjera.

Ndërsa lidhur me sezonin turistik, Pipero tha se patjetër që do të ketë turizëm të brendshëm, por janë duke u bërë marrëveshje edhe me vendet e rajonit që të mund të lejohet edhe lëvizja brenda tyre si nga jonë ashtu edhe nga ana e tyre drejt bregdetit tonë.

Pipero sqaroi se pavarësisht se do të ketë sezon turistik, ai nuk do jetë si çdo vit dhe se do tregohet më tepër kujdes duke zbatuar disa rregulla dhe norma shtesë higjene.

https://www.youtube.com/watch?v=I4iBlMCUCpo&feature=emb_err_watch_on_yt

Link dhe Burimi i fotos:  https://www.youtube.com/watch?v=I4iBlMCUCpo&feature=emb_err_watch_on_yt