Home Aktualitet Zgjerohet harta e pandemisë në Tiranë dhe Shkodër, shkon në 28 numri i viktimave
Zgjerohet harta e pandemisë në Tiranë dhe Shkodër, shkon në 28 numri i viktimave
0

Zgjerohet harta e pandemisë në Tiranë dhe Shkodër, shkon në 28 numri i viktimave

0
0

Ka shkuar në 736 numri total i prekurve me COViD-19 në vendin tonë.

Zv Ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli në komunikimin zyrtar njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 10 raste të reja, 9 prej të cilave në Tiranë dhe një në Shkodër.

Ndërkaq bëhët me dije se është rritur numri i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 duke shkuar në 422, ose 57,3% e totalit të të prekurve.

Kjo tregon se situata në vend sipas ekspertëve vazhdon të jetë e qëndrueshme pavarësisht luhatjes se shifrave të të prekurve.

Ndërkaq luftën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 28 shtetas në total, pasi mëngjesin e djeshëm ka ndërruar jetë një 60 vjeçar nga Tirana i cili ishte i shtruar në reanimacion prej dy javësh dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk mundi dot të mbijetonte.

https://www.youtube.com/watch?v=PpYU-ZAeFhs&t=1s

Link :https://www.youtube.com/watch?v=PpYU-ZAeFhs&t=1s

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/