Home Aktualitet E fundit/ 14 raste të reja me COVID-19 në vend, ja ku zgjerohet sërish harta
E fundit/ 14 raste të reja me COVID-19 në vend, ja ku zgjerohet sërish harta
0

E fundit/ 14 raste të reja me COVID-19 në vend, ja ku zgjerohet sërish harta

0
0

Shkon në 750 numri i të prekurve me Coronavirus në vendin tonë.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja në vend.

Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe dy në Shkodër.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit edhe 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar në 431 numrin total të të shëruarve në vend.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 32 pacientë, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Ekspertë të Ministrisë kanë përsëritur edhe njëherë se pavarësisht luatjeve të numrave situata vazhdon të jetë nën kontroll, ndërsa vazhdon t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat për të shkëputur zinxhirin e transmetimit të sëmundjes.

https://www.youtube.com/watch?v=zpLBMCHAtAg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=zpLBMCHAtAg

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/