Home Aktualitet Këngëtari i njohur ndërron jetë nga Coronavirus në moshën 52 vjeçare
Këngëtari i njohur ndërron jetë nga Coronavirus në moshën 52 vjeçare
0

Këngëtari i njohur ndërron jetë nga Coronavirus në moshën 52 vjeçare

0
0

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçari këngëtari i njohur i nominuar për Grammy Troy Sneed.

Lajmin e bëri të ditur publicisti i këngëtarit i cili njoftoi fansat se këngëtari vdiq në një spital të Floridas një ditë më parë.

Sneed ka udhëtuar në fillimiet e karierës së tij nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kënduar ungjillin në korrin masiv të Georgia.

Ai është shfaqur gjithashtu edhe si këngëtar në filmin e xhiruar në 1996 “Thë preacher’s ëife” përkrah Whitney Houston dhe Denzel Washington.

Si artist solo ai ka realizuar gjatë karrierës së tij 7 albume dhe disa hite mes këngëve të tij.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij themeluan gjithashtu edhe një shtëpi të famshme diskografike ku nënshkruan kontrata dhe bashkëpunime të suksesshme me shumë artistë të njohur.

https://www.instagram.com/p/BbKGYPOjeFv/

Link: https://www.instagram.com/p/BbKGYPOjeFv/

Burimi i lajmit: https://abcnews.go.com/Entertainment/wireStory/gospel-singer-troy-sneed-dies-coronavirus-complications-70371709