Shkon në 30 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, humb jetën 50 vjeçari
0
0
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta një 50 vjeçar duke e çuar në 30 numrin e viktimave prej COVID-19 në vendin tonë.
50 vjeçari ishte i shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh dhe se ishte i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai vuante gjithashtu edhe nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërkaq mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë edhe një 73 vjeçar nga Durrësi i cili prej një muaji ishte në gjendje të rëndë shëndetësor me insuficiencë respiratore akute si dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mund dot të mbijetojë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/