Home Aktualitet Lehtësim gradual, Manastirliu: “Ja çfarë ndodh në fazën e dytë”
Lehtësim gradual, Manastirliu: “Ja çfarë ndodh në fazën e dytë”
0

Lehtësim gradual, Manastirliu: “Ja çfarë ndodh në fazën e dytë”

0
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkt për emisionin “Repolitix”, foli për planin me katër faza që do të sigurojë një hapje graduale në bazë të ecurisë së situatës.

Ministrja tha se këto katër faza përcaktojnë linjat për një hapje të kujdesshme dhe të ngadaltë, por nuk përcaktojnë data fikse.

Masat lehtësuese që nisën nga e hëna, do të shihen për një periudhë kohore dy javore për të parë se si do të jetë ecuria me përhapjen e virusit si dhe zbatimi i masave.

Pasi të vlerësohet impakti që patën masat gjatë kësaj periudhe kohore, mund të kalohet në fazat e tjera të planit, ashtu siç ndodhi me hapjen në fillim të kësaj jave të një pjese të mirë të bizneseve si dhe të zonave që konsiderohen të gjelbërta ku ka më tepër liri lëvizjeje.

Ndërsa lidhur me fundjavën, Manastriliu tha se do të ketë komunikime gjatë ditëve në vijim për të parë se çfarë do të ndodhë.

https://www.youtube.com/watch?v=-ph_X1GgLSw&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-ph_X1GgLSw&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_DMzCdhEBC/