Home Aktualitet Merret vendimi për vitin akademik, ja kur do të kthehen studentët në auditore
Merret vendimi për vitin akademik, ja kur do të kthehen studentët në auditore
0

Merret vendimi për vitin akademik, ja kur do të kthehen studentët në auditore

0
0

Pas vendimin për sistemin parauniversitar Ministrja e Arsimit njoftoi sot vendimin që është marrë për vitin akademik.

Në një komunikim për mediat ajo tha se studentët që duhet të diplomohen këtë vit do të rikthehen në auditore në muajin qershor për gati 3 apo 4 javë.

Ndërsa provimet apo riprovimet për ta do të zhvillohet gjatë korrikut dhe në javën e parë të gushtit.

Ndërsa për studentët e viteve të tjera provimet dhe riprovimet do të zhvillohen në tetor 2020, ndërsa në auditor mund të kthehen në fund të muajit gusht.

Shumica e universiteteve janë duke zhvilluar leksionet online dhe Shahini tha se kjo praktikë duhet të vijojë deri në përfundim të orëve të planifikuara.

https://www.youtube.com/watch?v=-phqfh_fd10

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-phqfh_fd10

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/615203179096494/