Rama njofton rregulla të reja për fundjavën, ja çfarë do të ndodhë me lëvizjen – ArkivaNews
Home Aktualitet Rama njofton rregulla të reja për fundjavën, ja çfarë do të ndodhë me lëvizjen
Rama njofton rregulla të reja për fundjavën, ja çfarë do të ndodhë me lëvizjen
0

Rama njofton rregulla të reja për fundjavën, ja çfarë do të ndodhë me lëvizjen

0
0

Prej javësh gjatë fundjavave gjithçka ka qenë e mbyllur në vend, por këtë fundjavë gjërat do të jenë ndryshe.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në datat 2 dhe 3 maj deri në orën 10 të mëngjesit do të lejohen të lëvizin vetëm pensionistët.

Ndërsa në orën 11 deri në orën 17 e 30 si në datë 2 edhe në datë 3 maj, do të mund të lëvizin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

Kryeministri njofton gjithashtu se dyqanet dhe farmacitë do të jenë hapur edhe të shtunën deri në orën 17 e 30 minuta, ndërsa të dielën do të qëndrojnë të mbyllura.

Gjatë fundjavës kryeministri tha se nuk do të lejohet në mënyrë kategorike lëvizja me automjete private.

Rama shton gjithashtu se nga sjellja e duhur dhe distancimi social do të varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte.

Edi rama

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/