Home Aktualitet Manastirliu reagon pas festës së bujshme të mjekëve në Itali, ja çfarë ju tha në aeroport
Manastirliu reagon pas festës së bujshme të mjekëve në Itali, ja çfarë ju tha në aeroport
0

Manastirliu reagon pas festës së bujshme të mjekëve në Itali, ja çfarë ju tha në aeroport

0
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pritur në aeroport 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që përfunduan misionin e tyre në Itali në luftën kundër COVID-19.

Ajo i ka falënderuar bluzat e bardha për punën e tyre gjatë këtyre ditëve ndërsa është shprehur krenare për kontributin që ata dhanë në ndihmë të shtetit fqinj përballë një situate të tillë.

Manastirliu përmendi gjithashtu edhe festën e famshme që bëri bujë në mediat italiane dhe tha se e di që ata patën edhe një moment relaksi, por kjo është një histori e kaluar ndërsa shtoi se ata që fitojnë dinë edhe të festojnë.

Mjekët dhe infermierët i janë nënshtruar testit dhe fatmirësisht kanë rezultuar të gjithë negativë dhe ky është një tjetër lajm i mirë për Ministrën, pasi ata jo vetëm që kanë punuar me profesionalizëm, por kanë ditur edhe të mbrojnë veten.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1197142057291511/?epa=SEARCH_BOX

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1197142057291511/?epa=SEARCH_BOX