Home Aktualitet Shtohet orari i lëvizjes nga java që vjen, Rama tregon masat e reja lehtësuese
Shtohet orari i lëvizjes nga java që vjen, Rama tregon masat e reja lehtësuese
0

Shtohet orari i lëvizjes nga java që vjen, Rama tregon masat e reja lehtësuese

0
0

Kryeministri Rama ka njoftuar përmes një komunikimi në Facebook se duke nisur nga java që vjen në zonat e gjelbërta qarkullimi ndërqytetas me automjet privat do të jetë i lirë deri në orën 21 të mbrëmjes.

Për këto zona do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se 5 personave, si dhe aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji.

Ndërsa në zonat e konsideruara të kuqe ku përfshihen bashkia Tiranë, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier do të vazhdojë i njëjti rregjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.

Kryeministri Rama shton se këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje dalje e automjeteve të paautorizuara.

Rama Levizjet

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/