Home Aktualitet Kinematografia në zi, ndërron jetë komediani i njohur
Kinematografia në zi, ndërron jetë komediani i njohur
0

Kinematografia në zi, ndërron jetë komediani i njohur

0
0

Komediani i njohur Jerry Stiller ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e dha i biri, aktori i njohur Ben Stiller përmes një postimi në twitter.

“Jam i trishtuar të njoftoj se im atë, ndërroi jetë për shkaqe natyrore”, shkruan Ben në statusin e tij ndërsa e konsideron aktorin një baba, gjysh dhe burrë të përkushtuar.

Aktori ka luajtur një sërë komedish, ndërsa është shfaqur edhe në filma komedi ku aktron përkrah të birit Ben.

Në fillimet e karierës ai ka interpretuar disa role me bashkëshorten e tij me të cilën u martua në 1954.

Aktori ka interpretuar si aktor për herë të parë në moshën 15 vjeçare për të vijuar më pas me një karrierë të gjatë në filma komedi.

https://www.instagram.com/p/CAC5EjeDWSg/

Link: https://www.instagram.com/p/CAC5EjeDWSg/

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-52616060