Home ShowBiz “Të dua shumë babi”, Hana emocionon Mozzikun me fjalët më të bukura
“Të dua shumë babi”, Hana emocionon Mozzikun me fjalët më të bukura
0

“Të dua shumë babi”, Hana emocionon Mozzikun me fjalët më të bukura

0
0

Reperi Mozzik ka qenë i ftuar në emisionin “NIN” në “Klan Kosova”, ku për herë të parë në një rrëfim të sinqertë foli për karrierën dhe jetën e tij personale.

Pasi deklaroi se ai dhe Loredana nuk do të kthehen më bashkë, drejtuesi i emisionit i kishte përgatitur një video surprizë ku shfaqej Hana me Loredanën.

Këngëtarja e mësonte të bijën që të përshëndeste të atin dhe vogëlushja dëgjohet teksa thotë “Të dua babi, shumë”, “Hajde të hënën”, duke përsëritur fjalët që thotë Loredana në video.

Reperi është emocionuar gjatë emisionit për këtë surprizë të veçantë ku vogëlushja që sapo ka mësuar të thojë fjalët e para ja ka dalë të krijojë momente të veçanta.

Loredana dhe Mozzik janë ndarë prej muajsh tashmë dhe gjatë intervistës reperi u shpreh qartë se vendimin për t’u ndarë e ka marrë ai dhe se nuk ka në plan që të kthehen sërish bashkë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=wZCUZoRR77M&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7lSMaKFniP/