Home ShowBiz Ed Sheeran këngëtari më i pasur në Britani, ja ku renditen Dua dhe Rita Ora
Ed Sheeran këngëtari më i pasur në Britani, ja ku renditen Dua dhe Rita Ora
0

Ed Sheeran këngëtari më i pasur në Britani, ja ku renditen Dua dhe Rita Ora

0
0

Këngëtari Ed Sheeran edhe pse në një moshë të re, vetëm 29 vjeç për të dytin vit rradhazi është shpallur këngëtari me më shumë fitime në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtari e rritur pasurinë e tij me 40 milion dollarë të tjerë, çka do të thotë se pasuria e tij totale sipas Sunday Timës ka shtuar tashmë në 200 milion paund.

Në dhjetor të vitit që shkoi, këngëtari vendosi të merrte një shkëputje nga muzika pas një periudhe shumë të ngarkuar dy vjeçare gjatë së cilës numëron mbi 250 shfaqje e koncerte.

Ndërkaq në këtë listë gjendet edhe emri i këngëtareve shqiptare Dua Lipa e Rita Ora.

Rita pozicionohet në vend të nëntë me 20 milion dollarë fitime, ndërsa Dua në vendin e 11 me një fitim prej 16 milion dollarësh.

Link: https://www.itv.com/news/anglia/2020-05-13/ed-sheeran-tops-young-musicians-rich-list-for-second-year-running/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3AL8OuhHy6/