Home ShowBiz “Dua të të bëj të lumtur”, vendos të surprizojë personazhin më të përfolur të momentit
“Dua të të bëj të lumtur”, vendos të surprizojë personazhin më të përfolur të momentit
0

“Dua të të bëj të lumtur”, vendos të surprizojë personazhin më të përfolur të momentit

0
0

Moderatorja Arbana Osmani do të nisë këtë të shtunë, spektalin “Dua të të bëj të lumtur”, pas një shkëputjeje gati dy mujore për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ajo ka zbuluar përmes një videoje të shkurtër disa nga surprizat e spektaklit dhe një prej tyre është edhe një prej personazheve më të përfolur të momentit.

Arbana ka vendosur të surprizojë Dr. Pëllumb Piperon i cili ka qenë gjatë gjithë kohës prezent në informimin e publikut gjatë këtyre dy muajve të fundit.

Nuk e dimë se kush ka vendosur ta surprizojë doktorin, por shohim se ai ka mbetur totalisht i befasuar nga surpriza dhe reagimi i tij është emocionues.

Se çfarë do të ndodhë në të vërtetë mbetet për t’u zbuluar këtë të shtunë, kur pritet të rikthehen sërish, historitë që kanë mbajtur të mbërthyer para ekranit të gjithë shqiptarët.

https://www.instagram.com/p/CAIfgo_gQBo/

Link: https://www.instagram.com/p/CAIfgo_gQBo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_Sg9O7A2kr/