Home ShowBiz Sukseset e Luanës nuk kanë fund, moderatorja në kopertinën e revistës së famshme turke
Sukseset e Luanës nuk kanë fund, moderatorja në kopertinën e revistës së famshme turke
0

Sukseset e Luanës nuk kanë fund, moderatorja në kopertinën e revistës së famshme turke

0
0

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka arritur të shndërrohet në një prej personazheve më të njohura jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufijve.

Vetëm pak kohë më parë ajo arriti të rrëmbente çmimin “Best Albanian Act” në ceremoninë e rëndësishme të Golden Pathern Music Award e cila vlerëson këngëtarët best seller në të gjithë botën.

E pas këtij çmimi të rëndësishëm moderatorja vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Këtë herë ajo është shfaqur në kopertinën e revistës së famshme turke “Moda Turkey” në një intervistë ekskluzive si këngëtare, moderatore e producente.

Luana ka publikuar në instagram faqen e parë të revistës ku fotoja e saj shfaqet në kopertinë për muajin maj dhe emri është shkruar me gërma të mëdha.

“Shumë e lumtur të ndaj me ju, kopertinën dhe intervistën ekskluzive për revistën turke ” Modda Turkey”, shkruan Luana krahas fotove ku shfaqet në super formë ndërsa pozon për revistën.

Moderatorja shfaqet me një look mjaft tërheqës me flokë të shkurtra dhe me baluke, një look që i shkon shumë dhe që e tregon në super formë.

https://www.instagram.com/p/CAKzSTrHq55/

Link: https://www.instagram.com/p/CAKzSTrHq55/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B96hiHKHsPR/