Home ShowBiz Festë familjare në oborrin e shtëpisë, Dua zbulon momentet unike gjatë ditëlindjes së motrës
Festë familjare në oborrin e shtëpisë, Dua zbulon momentet unike gjatë ditëlindjes së motrës
0

Festë familjare në oborrin e shtëpisë, Dua zbulon momentet unike gjatë ditëlindjes së motrës

0
0

Rina Lipa, motra e këngëtares së famshme Dua Lipa ka festuar 19 vjetorin e lindjes dhe këngëtarja nuk ka munguar në festën e organizuar me këtë rast.

Ajo së bashku me Anwar i janë bashkuar familjes për të organizuar një festë të vogël familjare në oborrin e shtëpisë.

Në fotot e shpërndara në instagram shohim Rinën përpara tortës duke fryrë qirinjtë si dhe prindërit e këngëtares dhe vëllain e vogël duke u argëtuar në oborrin e shtëpisë dhe duke përgatitur ushqime në zgarë.

Bashkë me të ka qenë edhe i dashuri i saj Anwar të cilin e shohim në fotot e shpërndara nga këngëtarja.

Dua ka marrë urime të shumta për motrën nga miq dhe fansa të saj të cilët i kanë uruar Rinës shumë vite të lumtura, ndërsa e kanë konsideruar familjen e këngëtares si një familje shumë të bukur.

https://www.instagram.com/p/CAL4arhhgW0/

Link: https://www.instagram.com/p/CAL4arhhgW0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9FS6OZhFp2/