Home Aktualitet Rama jep lajmin e mirë për plazhet, ja si do të veprohet këtë vit
Rama jep lajmin e mirë për plazhet, ja si do të veprohet këtë vit
0

Rama jep lajmin e mirë për plazhet, ja si do të veprohet këtë vit

0
0

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Opinion”, mbrëmjen e djeshme foli gjithashtu edhe për sezonin turistik këtë vit si dhe plazhet në vend.

Ai tha se këtë vit në ndryshimet nga vitet e tjera plazhet do të jetë i lirë dhe nuk do të ketë kontrata privata për të vendosur çadra apo shezlone.

Çadra do të ofrojnë vetëm hotelet, ndërsa turistët që duan të bëjnë plazh si dikur, kur nuk kishte shenzlong dhe ku akomodimi bëhet me mjete rrethanore.

Plazhet do të jenë masivisht publike dhe do të jenë për të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve të cilët nuk kanë pse të paguajnë shezlonin që në disa zona shkonte deri në 20 euro.

Rama shtoi gjithashtu se këtë vit do të jetë e pamundur që të bëhen pushime jashtë, pasi situata në Evropë është ende e paqartë dhe të gjithë po synojnë turizëm të brendshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=8iA7woIVs0M&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8iA7woIVs0M&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-beach-chairs-on-seashore-564900/