Tirana mund të kalojë në zonë të mbyllur, Rama: “Ja çfarë ndodh nga java tjetër
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” ka rrëfyer se Tirana do të vijojë të mbetet zonë e kuqe dhe nëse shifrat vazhdojnë të rriten mund edhe të kthehet në zonë të mbyllur.
Nga e hëna do të hapen baret dhe restorantet në të të gjithë vendin, por orari në kryeqytet sipas kryeministrit do të jetë po i njëjti edhe gjatë javës që vjen, si për bizneset ashtu edhe për lëvizjen e qytetarëve.
Kështu të paktën edhe për javën që vjen lëvizja në zonat e kuqe, ku përfshihet edhe kryeqyteti do të lejohet deri në orën 17 e 30 minuta.
Rama tha se hapja e bareve dhe restoranteve nga java që vjen përbën rrezik dhe për këtë arsye tani më shumë se kurrë duhet të tregohet kujdes i veçantë.
Kryeministri shtoi gjithashtu se do të shikojmë numrat gjatë ditëve në vijim, megjithatë Tirana do të jetë e fundit që çlirohet pasi rreziku për të vijon të jetë i lartë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=pWTWJLeDs2U
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/