Ende nuk ka bërë dy vjeç dhe i bën surpriza mamit, nuk do ta besoni çfarë bën Joni për Adelinën
Adelina Tahiri është bërë nënë e një djali gati dy vjet më parë .
Vogëlushi Jon tashmë është rritur dhe ka filluar madje ti bëjë surpriza të ëmës.
Këngëtarja ka postuar në instagram dhuratën që ka marrë nga i biri një trëndafil të kuq shoqëruar me një pusullë ku shkruhet: “Nga Joni për Adelinën”, shoqëruar me një zemër.
Ideja për ti dhuruar lule mamit mesa duket i ka lindur Jonit ndërsa motra e Adelinës e ka ndihmuar djalin me shkrimin e pusullës.
Këngëtarja është shprehur mjaft e lumtur, ndërsa shkruan: “Të dua Jon”.
Adelina prej disa vitesh është e martuar me avokatin e famshëm maqedonas dhe shpesh herë e shohim aktive në rrjetet sociale ku poston vazhdimisht foto e video nga jeta e saj familjare me bashkëshortin dhe të birin Jon.
Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8JTCtWlWjs/