Home Aktualitet Ministria publikon rastet e reja në 24 orë, ja qytetet që kanë ende vatra epidemie
Ministria publikon rastet e reja në 24 orë, ja qytetet që kanë ende vatra epidemie
0

Ministria publikon rastet e reja në 24 orë, ja qytetet që kanë ende vatra epidemie

0
0

8 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Rastet janë shpërndarë 5 në Tiranë, 2 në Durrës dhe një në Krujë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj të përditshëm njofton se janë kryer në total që prej fillimit të epidemisë 14 mijë teste, ndërsa kanë rezultuar 989 persona të prekur me COVID-19.

Aktualisht në vendin tonë janë 175 persona aktiv, në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër, ndërsa në spitale po marrin shërbimin 16 pacientë, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk janë rregjistruar humbje jete dhe kjo sipas ekspertëve është një indikator që tregon qëndrueshmëri të shpërthimit epidemik.

https://www.youtube.com/watch?v=L8RjPCoxvrI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=L8RjPCoxvrI

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/