Dj Sardi e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së medias jetën private.
Atë nuk ka postuar asnjë foto ku të shfaqet me partneren me përjashtim të disa ditëve më parë kur u shfaq nga plazhi, por edhe në këtë rast nuk e zbuloi identitetin e saj.
Ndërkaq duket se gjërat për të janë bërë serioze.
Vetë Sardi gjatë një interviste në “Ora News”, la të nënkuptohej se diçka po ndodhte në jetën e tij private e ndoshta e kishte hedhur hapin e rëndësishëm në jetë.
Ndërsa së fundmi ai ka postuar në instagram një foto ku shfaqet me një unazë fejese në dorë e cila është shumë e dukshme dhe i ka bërë përshtypje fansave të tij.
Megjithatë Dj Sardi nuk ka preferuar të tregojë diçka më tepër lidhur me partneren duke e mbajtur mister identitetin e saj.
https://www.instagram.com/p/CAk28QAjmAR/Link: https://www.instagram.com/p/CAk28QAjmAR/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-CoFmbFUAN/