Jonida Vokshi do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
Ajo është në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe shumë shpejt do të bëhet me vajzë.
Aktorja ka postuar së fundmi disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe në njërën prej tyre pozon në bregdet ndërsa ka veshur një fustan të zi ndërsa ka vënë duart mbi bark.
Aktorja ka marrë komente e mesazhe të shumta, por ajo që ka dashur të ndajë me publikun është një mesazh me humor nga aktorja Olta Gixhari.
Olta është shtatëzanë në muajt e parë dhe ndërsa sheh foton e Jonidës shkruan: “Kur më merr uria shoh këtë dhe ha një kastravec”.
Jonida e ka postuar komentin e Oltës ndërsa shkruan se ka qeshur me lot me mesazhin.
Jonida është në muajin e fundit të shtatëzanisë, ndërsa Olta në fillim dhe me humor ka vendosur të tregojë se si po ndihet me ndryshimin që po pëson trupi i saj.
Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx94emkjAL3/