Home Business / Technology Risia e fundit, Instagram merr masa për të mbrojtur të drejtat e autorit
Risia e fundit, Instagram merr masa për të mbrojtur të drejtat e autorit
0

Risia e fundit, Instagram merr masa për të mbrojtur të drejtat e autorit

0
0

Instagrami vjen së fundmi me një tjetër risi përmes së cilës synon të mbrojë të drejtat e autorit për pjesët muzikore që përdoren gjatë eventeve lifestream.

Tashmë ky rrjet social do ti lajmërojë të gjithë përdoruesit përmes një njoftimi i cili do të shfaqet gjatë momentit që është duke u luajtur një muzikë për të cilën përdoruesi nuk ka të drejtë.

Ky njoftim shërben për t’ju dhënë mundësi përdoruesve që të ndalojnë muzikën, ose të vendosin një tjetër, përpara se ta bëjë vetë instagrami.

“Videoja jote live do të fshihet shumë shpejt, nëse vazhdon të transmetosh muzikë për të cilën nuk ke të drejtë përdorimi”, do të thuhet në mesazhin paralajmërues përmes një dritareje që do të shfaqet gjatë videos.

Kjo risi do të shërbejë për të përmirësuar shërbimin që ofron ky rrjet social, duke i dhënë mundësi përdoruesve që të mos kenë ndërprerje të menjëhershme të eventit live, një dukuri që nuk është e këndshme.

Instagram story, apo videot nga performanca live e një bande muzikore nuk do të preken, gjithsesi rekomandohet që të përdoren pjesë të shkurtra muzikore dhe muzika nuk duhet të jetë qëllimi kryesor i gjithë videos.

Link: https://www.djmag.de/einzelnews/neues-feature-instagram-warnt-nun-vor-copyright-verletzungen/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/blur-display-electronics-hand-174938/