Home ShowBiz Leo i ndërpret videon Chiarës, del para kamerës dhe rrëmben gjithë vëmendjen
Leo i ndërpret videon Chiarës, del para kamerës dhe rrëmben gjithë vëmendjen
0

Leo i ndërpret videon Chiarës, del para kamerës dhe rrëmben gjithë vëmendjen

0
0

Influencuesja e njohur italiane Chiara Ferragni prej muajsh tashmë ndodhet e izoluar në shtëpi nga ku e shohim shpesh të postojë foto dhe video të shumta së bashku të shoqin dhe vogëlushin Leo.

Ajo është mjaft aktive edhe në Tik Tok ku realizon shpesh kërcime të ndryshme ku shpesh herë përfshin edhe Leon.

Vogëlushi edhe kur nuk është pjesë e videos ndërhyn për të marrë të gjithë vëmendjen duke e ndërprerë blogeren dhe duke e tërhequr kamerën nga vetja siç ka ndodhur në videon e fundit e cila do t’ju bëjë të qeshni me lot.

Chiara është duke bërë një video për tik tok dhe në momentin që nis koreografinë ndërhyn Leo i cili e tërheq telefonin nga vetja, buzëqesh dhe më pas shkon të përqafojë të ëmën duke mos e lënë të vijojë me planin për të realizuar deri në fund videon.

E gjithë videoja është shumë e veçantë dhe ndërhyrja e papritur e Leos në të e ka bërë edhe më të bukur, ndërsa komentet poshtë saj nga fansa dhe miq të Chiarës janë të shumta shumica prej tyre me humor për veprimin e vogëlushit.

 

https://www.instagram.com/p/CAnwYHUBWj6/

Link: https://www.instagram.com/p/CAnwYHUBWj6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_znHaFp14q/