Big Basta dhe Vesa Luma janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë një djalë.
Ata po jetojnë dhe po punojnë aktualisht në Zelandën e Re ku janë shpërngulur prej disa vitesh, ndërsa i shohim shpesh herë aktivë në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit detaje nga përditshmëria e tyre.
Këngëtarja Vesa ka ndarë ndërkaq një moment mjaft të veçantë me të cilin është përballur sapo është zgjuar.
Bashkëshorti i saj Big Basta i kishte lënë një pusullë ku i shkruante: “Nëse do të të propozoja prapë, a do të martoheshe për herë të dytë me mua”, ndërsa i lë dy alternativa po ose jo, duke i shkruar në fund: “Të dua”.
“Surpriza e mëngjesit”, shkruan Vesa krahas fotos me pusullën që i kishte lënë bashkëshorti ku po i përsëriste sërish propozimin për martesë.
Link: https://www.instagram.com/vesaluma/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAKfrIbpI3o/