Home ShowBiz Gati për projektet e reja, Luana i rikthehet punës
Gati për projektet e reja, Luana i rikthehet punës
0

Gati për projektet e reja, Luana i rikthehet punës

0
0

Para pandemisë së COVID-19, Luana Vjollca ishte duke u përgatitur për nisjen e një spektakli të ri në “Top Channel”, “Take me out Albania”, formati më i rëndësishëm i takimeve që ka thyer çdo rekord shikueshmërie në vendet ku është transmetuar.

Mirëpo fatkeqësisht kjo periudhë epidemie e bëri moderatoren që të ndërpriste përgatitjet për emisionin për gati dy muaj duke e shtyrë për më vonë rinisjen e spektaklit.

Tashmë dy muaj më pas duket se ka ardhur kohë për t’u rikthyer.

Përmes një fotoje nga zyra, Luana ka njoftuar fansat se është rikthyer në zyrën e saj dhe se e kishte marrë shumë malli për punën dhe për projektet televizive.

“Më kishte marrë malli pafund për zyrën time dhe punën mbi projektet televizive. Po juve”, shkruan Luana krahas fotos së postuar në instagram.

Moderatorja ka marrë komente të shumta nga fansa dhe miq të saj, të cilët mezi po presin ta rishohin në ekran sidomos me formatin e ri.

https://www.instagram.com/p/CApnCLLHYXc/

Link: https://www.instagram.com/p/CApnCLLHYXc/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B96hiHKHsPR/