Home Aktualitet E fundit, 21 raste të reja në Tiranë, më shumë se gjysma e të prekurve në QSUT
E fundit, 21 raste të reja në Tiranë, më shumë se gjysma e të prekurve në QSUT
0

E fundit, 21 raste të reja në Tiranë, më shumë se gjysma e të prekurve në QSUT

0
0

21 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë dhe të gjitha në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm zyrtar njoftoi se 13 prej rasteve të zbuluara së fundmi janë në QSUT, personel mjekësor dhe pacientë, kontakte të një infermiereje e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë.

Numri total i të prekurve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1050, ndërsa aktualisht janë aktivë 205 persona, ndërkohë që Tirana mbetet vatra kryesore.

Ndërkaq është rritur edhe numri i shtrimeve në spitalin infektiv ku po marrin aktualisht shërbimin 25 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon të bëjë thirrje për të respektuar rregullat e distancimit social si dhe të higjenës vetjake, ndërsa fton të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes duke telefonuar në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për informacione mbi COVID-19 dhe këshillim psikologjik, mund të përdorin linjën e gjelbër 0800-40-40.

https://www.youtube.com/watch?v=-_w0oTnA4UU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-_w0oTnA4UU

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/