Home Aktualitet Arti në zi, ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar
Arti në zi, ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar
0

Arti në zi, ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar

0
0

Këngëtari i njohur dibran Qerim Sula ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ishte një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore të qarkut të Dibrës ndërsa ishte vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtër i madh”.

Sula e ka nisur karrierën muzikor që në 1967 vit kur u angazhuar për herë të parë në ansamblin “Dibra”.

Ndërsa një vit më pas filloi të marrë pjesë në Festivale Folklorike e madje është vlerësuar edhe me çmime të shumta.

Këngëtari ka realizuar dy albume me këngë dibrane, ndërsa ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur.

Ai ka interpretuar dhe kënduar në shumë skena shqiptare, por edhe të huaja duke folur përmes artit të tij dhe duke rrëmbyer duartrokitje e çmime në çdo skenë ku është ngjitur.

QErim Sula

Link: https://www.facebook.com/qerim.sula