Home ShowBiz Pritjes po i vjen fundit, Jonida blen rrobat e para për vajzën
Pritjes po i vjen fundit, Jonida blen rrobat e para për vajzën
0

Pritjes po i vjen fundit, Jonida blen rrobat e para për vajzën

0
0

Aktorja Jonida Vokshi do të bëhet shumë shpejt nënë e një vajze dhe duket se tashmë pritjes po i vjen fundi.

Ajo ka vendosur të bëjë shopping për të bijën dhe me një foto të postuar në instagram ka treguar gjithë emocionet që ka ndier ndërsa ka blerë gjëra për vogëlushen.

Në foton e postuar në instagram Jonida shfaqet e lumtur me disa çanta në duar, ndërsa shkruan: “Në qindra e mijëra herë që kam bërë shopping për veten time, asnjëherë nuk kam përjetuar këtë ndjesi kur zgjedh gjërat e tua! Hajde mos vono më..”.

Jonida e zbuloi se është në pritje të një vajze në kohën kur ishte në jurinë e “Top Talent” dhe po aty zbuloi edhe që ishte shtatëzanë.

Ajo ka treguar më herët në një intervistë se si ja ka thenë partnerit kur ishte në një ndeshje se do të bëhej baba, ndërsa Besniku ka rrëfyer emocionet që ka ndier në ato momente.

https://www.instagram.com/p/CA2TsgYD8mj/

Link: https://www.instagram.com/p/CA2TsgYD8mj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx94emkjAL3/