Home Aktualitet Aulona shpërthen në lot gjatë emisionit, “Jam nënë e një vajze, jam tronditur shumë”
Aulona shpërthen në lot gjatë emisionit, “Jam nënë e një vajze, jam tronditur shumë”
0

Aulona shpërthen në lot gjatë emisionit, “Jam nënë e një vajze, jam tronditur shumë”

0
0

Gazetarja Aulona Musta ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, ku ka folur për ngjarjen e përdhunimit të 15 vjeçares nga ish roja i shkollës, një ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Aulona është përlotur në studio ndërsa po fliste për ngjarjen duke treguar se është tronditur jashtëzakonisht shumë pasi ka marrë me qindra mesazhe nga femra që kanë përjetuar dhunë, ndërsa kupton që kjo është një histori që përsëritet thotë ajo.

Gjatë intervistës Aulona tregon se ka marrë mesazhe nga tre persona të ndryshëm të cilët i kanë treguar se roja ju thoshte vajzave se nuk do të futeni në shkollë nëse nuk ju prek unë.

Gjithashtu ajo tregon se një tjetër vajzë i ka shkruar se roja i ngacmonte kur bënin pastrimin në klasa.

Gazetarja thotë se i ka pyetur se përse nuk i kanë treguar mësuesve dhe ato i janë përgjigjur se mësuesit nuk do ti besonin.

Ngjarja tronditëse e cila u zbulua disa ditë më parë ka nxitur reagime të shumta tek personazhe të njohur të ekranit të cilët kanë kërkuar që të bëhet më shumë për të zbuluar dhe frenuar në kohë fenomene të tilla.

https://www.youtube.com/watch?v=DciNx-nedbc&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DciNx-nedbc&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CA5z8CXBL5G/