COVID-19/ Ndërron jetë një tjetër pacient, rritet sërish numri i rasteve pozitive
Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në spitalin infektiv i cili kishte rezultuar i prekur nga COVID-19, por pa simptoma.
Sipas shërbimit infektiv 62 vjeçar vuante nga disa sëmundje dhe shkaku i vdekjes së tij ishte ciroza hepatike e stadit të fundit, ndërsa rezultonte pozitiv me Coronavirus, por nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 21 raste të reja me COVID-19, 14 prej të cilëve në Tiranë, 3 në Krujë, si dhe nga një rast në Shkodër, Durrës, Kamëz e Mallakastër.
Ndërkaq në spitalin infektiv po marrin shërbimin 27 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa njëri në gjedje më të rëndë i intubuar.
Aktualisht në vendin tonë janë 240 persona aktiv, ndërsa 891 rezutojnë të shëruar që prej momentit të shpërthimit të epidemisë në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje për të respektuar rregullat e distancimit social me synim shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të sëmundjes.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=7zulwV4LYVs
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/