Home Aktualitet E fundit/ Shtohet numri i shtrimeve në spital, ja harta e shpërndarjes së rasteve të reja
E fundit/ Shtohet numri i shtrimeve në spital, ja harta e shpërndarjes së rasteve të reja
0

E fundit/ Shtohet numri i shtrimeve në spital, ja harta e shpërndarjes së rasteve të reja

0
0

17 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

8 raste janë evidentuar në Tiranë, 6 në Shkodër dhe 3 në Kamëz, ndërsa mësohet se nga këto 17 raste, tre janë personel mjekësor.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik njoftojnë se rastet e 24 orëve të fundit janë kontakte të personave të mëparshëm pozitiv, por ka edhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër të cilat janë në proces hetimi.

Ndërkaq është rritur numri i shtrimeve në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtim 34 persona, 6 në terapi intensive, ndërsa dy të intubuar.

Aktualisht në vendin tonë janë 284 persona aktiv, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Në total që prej fillimit të epidemisë e deri më sot janë konfirmuar pozitivë 1263 raste. Ministria e Shëndetëisë vazhdon t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke respektuar distancën fizike si dhe ruajtjen e higjenës personale.

https://www.youtube.com/watch?v=Y_MEk-Jbsl8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Y_MEk-Jbsl8

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/