“Me pak fjalë por me shumë dashuri”, me këto fjalë e nis Stresi mesazhin e urimit për ditëlindjen e të atit postuar në instagram dhe shoqëruar me një foto të tij.
Ai i dedikon të atit me rastin e ditëlindjes një mesazh unik ku i shpreh gjithë dashurinë dhe respektin për rolin e tij si mësues dhe shoqërues gjatë gjithë viteve të jetës.
Stresi shprehet krenar dhe me fat për të atin, ndërsa e konsideron një superhero dhe e falënderon për gjithçka që ka bërë gjatë jetës së tij për familjen.
“Me pak fjalë, por me shumë dashuri. Urime për babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falënderu për gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh per ne. Ishe mesuesi dhe shoqëruese jonë gjatë gjithë ketyre viteve, shpresoj të jesh krenar me ne, sepse ne vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kemi një babë si ty. Këshillat e tua janë si melodia më e ëmbël për neve. Ti je superheroi jonë I parë dhe ashtu vazhdon të bmetesh përherë. Babush fjalë ka shumë, po asnjë e dhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen që kemi për ty. Thjesht faleminderit për gjithçka! Të paçim përherë, Urime ditëlindjen, gëzofsh dhe festofsh edhe shumë të tjera pranë neve. Të duam shumë”, shkruan reperi në mesazhin e tij dedikuar të atit.
https://www.instagram.com/p/CBT45JyJTji/Link: https://www.instagram.com/p/CBT45JyJTji/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9xIyllJdve/