Home ShowBiz Justin Bieber, mashkulli më romantik, ja çfarë bën për bashkëshorten
Justin Bieber, mashkulli më romantik, ja çfarë bën për bashkëshorten
0

Justin Bieber, mashkulli më romantik, ja çfarë bën për bashkëshorten

0
0

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin të martuar tashmë prej gati një viti shfaqen gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin.

Këngëtarin e kemi parë shpesh ti dedikojë fjalë dashurie modeles në rrjetet sociale ku poston foto ku pozojnë së bashku, ose foto ku pozon vetëm modelja ndërsa nuk mungojnë fjalët e dashurisë.

Këtë herë Justin ka postuar një foto të modeles në divanin e shtëpisë ndërsa shkruan: “Të dua vogëlushe”, duke i shprehur edhe një herë ndjenjat bashkëshortes së tij.

Pak kohë më parë këngëtari habiti me një deklaratë të tij kur tha se është penduar që kishte kryer marrëdhënie me të dashurat e tjera para martese, duke thënë se do të donte ta ruante veten për martesë.

Ai u lidh me modelen e njohur pak pasi ishte ndarë nga këngëtarja Selena Gomez me të cilën pati një lidhje disa vjeçare.

 

justin

Link: https://www.instagram.com/justinbieber/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_kPs3QnLVf/