Home ShowBiz “Nuk e di si i pëlqeve burrit me këtë surrat plastikë..”, Almeda i habit të gjithë me përgjigjen
“Nuk e di si i pëlqeve burrit me këtë surrat plastikë..”, Almeda i habit të gjithë me përgjigjen
0

“Nuk e di si i pëlqeve burrit me këtë surrat plastikë..”, Almeda i habit të gjithë me përgjigjen

0
0

Modelja shqiptare Almeda Abazi prej disa vitesh është e martuar me aktorin e famshëm turk Tolgahan Saysman dhe po jeton aktualisht në Stamboll së bashku me të dhe djalin e tyre Efehan.

Në fotot që ajo poston në rrjetet sociale nuk mungojnë komentet e shumta kryesisht pozitive dhe komplimentuese, por nuk kanë munguar edhe ato ngacmuese e madje edhe fyese.

Një prej tyre, Almeda e ka ripostuar në story së bashku me një përgjigje publike për personin që i ka shkruar.

“Unë se di ku dreqin i ke pëlqyer atij burrit tënd me këtë fytyrë të deformuar nga plastika. Si mi i shëmtuar. Gjithë p**dhë je. Aman se sa keni jetuar këtu në Shqipëri keni ngrënë bukë dhe grosh për nat e tani  po të mban burri mbi sup me lëkët e veta. Përfituese e m… Lajkatare e neveritshme, Si nuk të vjen turp. Allahu i shfarostë njërëz si puna jote”, thuhet në mesazhin që ka marrë Almeda.

Por ajo e ka marrë me sportivitet duke u treguar mjaft e qetë në përgjigjen që i ka kthyer komentueses.

“Harrove qepën…Ohhh dua të shtoj një detaj unë akoma vdes për bukë me grosh.. por kur e shoqëron me një qepë të thatë”, shkruan Almeda në foton e mesazhit që ka marrë të cilin e ka bërë publik në instastory.

Inkedalmedaaa_LI

Link: https://www.instagram.com/almeda92/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAkUxhDlA0p/