Home ShowBiz I dha fund martesës 10 vjeçare, aktorja kapet mat duke u puthur me reperin e famshëm
I dha fund martesës 10 vjeçare, aktorja kapet mat duke u puthur me reperin e famshëm
0

I dha fund martesës 10 vjeçare, aktorja kapet mat duke u puthur me reperin e famshëm

0
0

Pak kohë më parë në media bëri bujë lajmi i ndarjes së aktores së famshme Meghan Fox nga bashkëshorti i saj aktori Brian Austin Green.

Menjëherë pas ndarjes u aludua se aktorja e cila ka tre djem nga martesa me Green, kishte nisur një lidhje të re dashurie me reperin e famshëm Machine Gun Kelly.

Zërat dolën menjëherë pas pjesëmarrjes së saj në një prej klipeve të reperit dhe mesa duket qenkan të vërteta.

Ata të dy janë fotografuar të kapur përdore ndërsa po dilnin nga një bar në Los Angeles, ndërsa më pas u panë të shkëmbenin një puthje në buzë në makinë.

Ndarjen mes tyre e pranoi aktori i cili u shpreh se nuk e ka aspak të lehtë ndarjen me të, por do të donte që të mbeteshin miq të mirë.

Ata të dy u martuan në 2010 dhe kanë së bashku tre djem.

Link: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-8425303/Megan-Fox-EXCLUSIVE-Actress-confirms-romance-Machine-Gun-Kelly-share-kiss.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/tW5p8HJl6T/