Home ShowBiz Oriola dhe Eros qenkan fejuar…, ky detaj i futi të gjithë në dyshime
Oriola dhe Eros qenkan fejuar…, ky detaj i futi të gjithë në dyshime
0

Oriola dhe Eros qenkan fejuar…, ky detaj i futi të gjithë në dyshime

0
0

Oriola Marashi dhe Eros Grezda prej kohësh tashmë janë në një lidhje.

Gjithë periudhën e karantinës ata e kaluan së bashku në shtëpinë e Erosit në Kroaci.

Futbollisti e pranoi vetë gjatë një interviste lidhjen me modelen, ndërsa Oriola i vuri vulën me një foto ku pozon duke u përqafuar me futbollistin.

Por këtë herë në disa foto të postuara në instagram fansat kanë vënë re një detaj në dorën e Oriolës.

Ajo pozon e ulur në një tavolinë me një gotë pije në dorë, ndërsa në dorën e saj të majtë shohim një unazë.

Ky detaj nuk ka kaluar pa rënë në sy të fansave, të cilët menjëherë kanë komentuar.

“Urime fejesa”, shkruan dikush, ndërsa një tjetër komenton: “Dmth qenke fejuar, meqë po tregon unazën. Të trashëgohesh pra, jetë të lumtur”

Oriola ka preferuar të heshtë përballë këtyre komenteve, megjithatë unaza në dorën e saj është shtuar së fundmi dhe ngjan vërtetë si një unazë fejese.

https://www.instagram.com/p/CB23b-BjHms/

Link: https://www.instagram.com/p/CB23b-BjHms/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B97cQduBgb-/https://www.instagram.com/p/B9Wmk7-h78K/