Home Aktualitet E fundit/ Ndërrojnë jetë dy pacientë në 24 orë, shifrat ende në rritje
E fundit/ Ndërrojnë jetë dy pacientë në 24 orë, shifrat ende në rritje
0

E fundit/ Ndërrojnë jetë dy pacientë në 24 orë, shifrat ende në rritje

0
0

Dy qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit të prekur me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura.

Një 76 vjeçar nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim ka pësuar tromboemboli pulmonare.

Gjithashtu ka ndërruar jetë edhe një 54 vjeçar i cili ishte në gjendje të rëndë me insuficencë renale.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 77 raste të reja me Covid-19, ku vetëm 28 raste janë shënuar në Tiranë.

Në spitalin infektiv ndodhen aktualisht 87 të shtruar, 15 prej të cilëve në terapi intensive dhe dy të intubuar.

Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 persona, ndërsa aktualisht në vendin tonë janë 920 persona aktiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për qytetarët dhe bizneset që të respektojnë protokollet e sigurisë dhe rregullat  e higjenës.

https://www.youtube.com/watch?v=lPt1KT6VcI8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=lPt1KT6VcI8

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/