Home ShowBiz “Të dua shumë..”, Rudina i dedikon tatuazhin e veçantë njeriut të zemrës
“Të dua shumë..”, Rudina i dedikon tatuazhin e veçantë njeriut të zemrës
0

“Të dua shumë..”, Rudina i dedikon tatuazhin e veçantë njeriut të zemrës

0
0

Aktorja Rudina Dembacaj që prej ndarjes nga bashkëshorti dhe bërjes publike të lidhjes me ish deputetin Mark Froku ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ajo ka treguar vazhdimisht se është shumë e lidhur edhe me familjarët e saj dhe veçanërisht të atin të cilit ka vendosur ti dedikojë së fundmi një tatuazh.

Aktorja ka postuar një foto shtrirë në shezlon, ndërsa shohim një tatuazh në sup, një mesazh që nuk dallohet qartë, por që ka shumë kuptim për Rudinën.

“Tatoo dedikuar ty babi, të dua shumë!”, shkruan Rudina krahas fotos, por nuk e ka treguar domethënien e tatuazhit.

Tatuazhi i aktores është pëlqyer edhe nga miqtë e fansat e saj, të cilët e kanë përgëzuar për idenë dhe dedikimin që vendosi ti bëjë të atit.

https://www.instagram.com/p/CB_WUtrHK__/

Link: https://www.instagram.com/p/CB_WUtrHK__/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8tcTYknKQM/