Home Aktualitet E fundit/ Ndërrojnë jetë tre pacientë, shifrat ende në rritje
E fundit/ Ndërrojnë jetë tre pacientë, shifrat ende në rritje
0

E fundit/ Ndërrojnë jetë tre pacientë, shifrat ende në rritje

0
0

3 persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Një 44 vjeçar nga Durrësi dhe dy pacientë nga Tirana përkatësisht 71 dhe 85 vjeç nuk kanë mundur dot të mbijetojnë pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ndërsa mësohet se vuanin nga disa sëmundje bashkëshoqeruese.

Ndërkaq sipas të dhënave të Ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 69 raste të reja me COVID-19 shumica në Tiranë, Durrë dhe Krujë ndërsa në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 79 persona, 7 në terapi intensive dhe dy të intubuar.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 persona duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkaq në vendin tonë janë aktualisht 1014 persona aktiv me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë vijjnë të bëjë thirrje për të respektuar rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë me qëllim shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të sëmundjes.

https://www.youtube.com/watch?v=pjARqlZWXMs

Link: https://www.youtube.com/watch?v=pjARqlZWXMs

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/