Home Aktualitet Shifra të larta prej 4 javësh, dy viktima të tjera në 24 orë, Ministria: “Situata serioze”
Shifra të larta prej 4 javësh, dy viktima të tjera në 24 orë, Ministria: “Situata serioze”
0

Shifra të larta prej 4 javësh, dy viktima të tjera në 24 orë, Ministria: “Situata serioze”

0
0

64 raste të reja me Covid-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa kanë ndërruar jetë dy pacientë.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj të përditshëm njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 78 vjeçare nga Tirana si dhe një 83 vjeçar nga Durrësi i cili vuante nga hipertensioni.

Ndërkaq sipas Ministrisë për të katërtën javë të vijimit të epidemisë, vazhdon një situatë serioze, e rasteve të konfirmuara, , e shtrimeve në spital si dhe personave që kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen 84 persona të shtruar, 11 në terapi intensive dhe dy në intubim.

Ndërkaq një lajm pozitiv është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 54 persona, duke e çuar në 1438 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të gjithë qytetarët dhe bizenset që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e higjenës si dhe protokollet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=hT7CsGtYoEI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hT7CsGtYoEI

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/